Ferguson i zemëruar me Van Gaalin sepse e shiti këtë futbollist (FOTO)

Alex Ferguson asnjëherë nuk ka dalë publikisht të kritikojë për punën te Manchester Unitedi ish trajnerin Louis van Gaal.

Sport

23/06/2017 22:02

Por, trajneri legjendar ka mbetur i shokuar me vendimin e tij për largimin Jonny Evans.

Van Gaal një vit pas ardhjes te Manchester United, kishte vendosur të largonte mbrojtësin 29 vjeçar.

Trajneri i Irlandës Veriore, Michael O’Neill, ka zbuluar se Ferguson ka mbetur i befasuar me vendimin e Louis van Gaal, për largimin e Evansit.

“Në shtator, pasi Kampionatit Evropian të vitit të kaluar, ka pasur një konferencë të trajnerëve në Francë, dhe Sir Alex ka folur në lidhje me këtë gjë, dhe e tha haptas se nuk ka mundur të besojë se Van Gaal e ka larguar Jonny Evansin”, ka deklaruar O’Neill, duke i zbuluar fjalët e Fergusonit./Lajmi.net/