Ferdinand nuk mendon se Chelsea është favorit për titullin e Premierligës

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand nuk mendon se Chelsea është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

05/10/2021 15:40

Katër skuadra për momentin janë duke garuar për titull, derisa distanca është shumë e ulët, transmeton lajmi.net.

Ferdinand e sheh Man Cityn si favorit duke ndjekur paraqitjet fantastike kundër Chelsea dhe Liverpoolit.

“Në katër nga pesë ndeshjet e para, u ula dhe mendoja se Chelsea është skuadër që duhet të mposhtet”.

“Tre nga katër ndeshjet më vonë jam duke menduar që Man City është skuadër që duhet mposhtur. Kanë impresionuar seriozisht ndaj klubeve të mëdha”.

“Dominuan Chelsean si mysafir, dominuan Liverpoolin në pjesën e parë”.

“Ndoshta u zhgënjyen me barazimin 2-2, por ishim impresionues për mua. Nuk ka dyshim që janë duke dominuar për 99 për qind të ndeshjeve, por varet vetëm te finalizimi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea është lider me 16 pikë, ndjekur nga Liverpool me 15 pikë, derisa dy rivalët e Manchesterit kanë nga 14 pikë./Lajmi.net/