Ferdinand beson se Bellingham do t’i bashkohet Man Cityt – jep disa arsye

Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand beson se Jude Bellingham do t’i bashkohet skuadrës së Manchester City. Bellingham vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar, me paraqitjet e tij që po bëhen gjithnjë e më të mira. Gjigantët e Premier League, por edhe Real Madrid, janë në garë për të marrë shërbimet e…

Sport

07/12/2022 14:05

Ish-lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand beson se Jude Bellingham do t’i bashkohet skuadrës së Manchester City.

Bellingham vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar, me paraqitjet e tij që po bëhen gjithnjë e më të mira.

Gjigantët e Premier League, por edhe Real Madrid, janë në garë për të marrë shërbimet e lojtarit.

Sipas Rio Ferdinand, garën për Bellingham do ta fitojë Manchester City, me Pep Guardiolan dhe disa shokë të lojtarit anglez.

“Pep Guardiola nënshkroi kontratë të re dhe kjo do të thotë, sidomos nëse nuk e fitojnë Champions League, ai do të shkojë aty me një mentalitet ‘unë do të bëhem njeriu që ua sjell juve Champions League’. Aty mendoj se do të shkojë ai”, ka thënë Ferdinand, përcjell lajmi.net.

“Kështu mendoj se vepron ai. Mendoj se ai do të shkojë te Man City, po. Mendoj se do të thotë ‘shiko, kam disa shokë aty, djemë nga Anglia, jam anglez, mund të shkoj te Madridi pas pesë viteve’…”, shtoi mes tjerash Ferdinand.

Sipas shumë raportimeve, Liverpool është skuadra që po prin garën për shërbimet e Bellingham. Mbetet të shihet se kush do ta bind lojtarin. /Lajmi.net/