Felix mohon largimin nga Atletico

Pas ardhjes së Griezmann është spekuluar se Joao Felix mund të largohet nga Atletico Madridi.

Sport

18/10/2021 14:34

Opsionet e shumta sulmuese në skuadrën e Atletico Madrid kanë vënë në dyshim të ardhmen e Felix, sidoqoftë portugezi tani i ka mohuar ato spekulime duke theksuar se prania e Suarez dhe Griezmann mund ta ndihmojë atë që të mësojë më shumë gjëra tek ekipi madrilen.

“Kam mësuar shumë nga Luis Suarez dhe Griezmann. Unë mund të shoh shumë cilësi, shumë përvojë dhe kjo është mirë për mua, të mësoj dhe të punoj me ta këtu”, ka theksuar për ‘Qué Golazo Podcast’.

21-vjeçari ka regjistuar 81 paraqitje me madrilenët në të gjitha garat, duke regjistruar 19 gola dhe 9 asiste. /Lajmi.net