Federer fiton ndaj Coric, siguron fazën çerekfinale në Romë

Roger Federer ka shënuar një fitore spektakolare kundër Borna Coric, për të kaluar në fazën çerekfinale të ‘Rome Open’.

Sport

16/05/2019 22:33

Reketi zviceran arriti që të shpëtonte dy poena që mund t’i kushtonin me ndeshje, për të triumfuar në fund me rezultatin 2:6, 6:4, 7:6(7), përcjell lajmi.net.

Ndeshja ndërmjet numrin tre dhe atij 15 në ranglistën botërore zgjati për dy orë e 33 minuta.

Pasi kaloi në fazën çerekfinale, Federer aty do të ketë përballë fituesin e duelit Tsitsipas – Fonjini.

Kujtojmë se Tsitsipas kishte befasuar Federerin në përballjen e tyre të fundit, duke e mposhtur, edhe pse në moshë shumë të re. /Lajmi.net/