Federata e Sindikatave të Shëndetësisë mban sot protestë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon sot protestë. Protesta mbahet me 14 Nëntor 2024 (E Enjte ) në ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit…

Lajme

14/11/2024 09:11

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon sot protestë.

Protesta mbahet me 14 Nëntor 2024 (E Enjte ) në ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.