Federata angleze shpall sezon të pavlefshëm për ligat nacionale

Të gjitha ligat poshtë Ligës Kombëtare të Futbollit në Veri dhe Jug janë shpallur të pavlefshme pasi koronavirusi vazhdon përhapjen në mënyrë masive.

Sport

26/03/2020 17:59

Të enjten pasdite FA ka njoftuar vendimin e saj për anulimin e ligave nacionale, që do të thotë se nuk do të ketë promovim dhe as rënie të klubeve.

Ndërkohë, të gjitha nivelet poshtë Superligës dhe Championship-it të femrave janë anuluar gjithashtu, ndërsa organi drejtues punon se si të përfundojë sezonim në nivelin e lartë, transmeton lajmi.net.

Kishte shqetësime se, me dhjetë klube që luftojnë për promovim në League Two, Liga Nacionale do të anulohej.

Sidoqoftë, një takim midis EFL dhe FA rezultoi në vendimin për përafrimin e ligës me pjesën tjetër të Ligës së Futbollit Anglez, në mënyrë që të lejojë sezonin të përfundojë.

Ndërkohë, sa i përket Premierligës dhe tre kampionateve të tjera – është duke u punuar për të gjetur një zgjidhje në interes të të gjithëve. /Lajmi.net/