FC Drenica “sefte” në Ligën e Parë – trajneri e kapiteni me premtime të mëdha
Për herë të parë që nga paslufta, stadiumi “Bajram Aliu” po shfrytëzohet nga FC Drenica për gara në Ligën e Parë. Edicionin e kaluar, drenicasit shkruan historinë për të keq duke rënë për herë të parë nga elita e futbollit. Përkundër kësaj, trajneri Bashkim Idrizi thotë se Drenica synon rikthimin në elitë. Për kapitenin e…

Sport
Për herë të parë që nga paslufta, stadiumi “Bajram Aliu” po shfrytëzohet nga FC Drenica për gara në Ligën e Parë.
Edicionin e kaluar, drenicasit shkruan historinë për të keq duke rënë për herë të parë nga elita e futbollit.
Përkundër kësaj, trajneri Bashkim Idrizi thotë se Drenica synon rikthimin në elitë.
Për kapitenin e Shkelzen Lushtaku, objektiv i Drenicës në Ligën e Parë është pozita e parë që dërgon në Superligë.
Lushtaku tregon se si motivimi në Ligën e Parë është më i vështirë.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Drenica është e katërta me 15 pikë në Grupin A.
Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/