FBI u bën vetting ushtarëve të Gardës Kombëtare që do të bëjnë roje gjatë inaugurimit të Bidenit

FBI ka po u bën vetting ushtarëve të Gardës Kombëtare të vendosur në Washington për ta siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden, nga frika e një sulmi nga brenda radhëve.

Bota

18/01/2021 16:29

Procesi u konfirmua nga Sekretari për Ushtrinë, Ryan Mccarthy, në një intervistë për “Associated Press”.

“Jemi duke e vijuar këtë proces, duke verifikuar për herë të dytë e të tretë të gjithë personelin e caktuar për këtë operacion”, tha McCarthy.

AP raportoi se ushtarët janë marrë në pyetje nga FBI që prej mbërritjes në kryeqytetin amerikan më shumë se një javë më parë. McCarthy tha se deri tani nuk është diktuar asnjë element i rrezikshëm.

Procesi i verifikimit të 25 mijë trupave të pranishme në Washington pritet të ketë përfunduar brenda së mërkurës, kur Biden do të bëjë betimin për të nisur mandatin e tij si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.