Fazliji, talenti më i ri shqiptar që shënon në Zvicër
Zvicra njihet si prodhuese e talentëve shqiptarë ndër vite. Emrat e mëdhenj si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë kanë dalë pikërisht nga ky shtet.

Sport
E talenti i radhës që pritet të shkëlqejë është edhe Betim Fazliji.
Mesfushori 20-vjeçar mbron ngjyrat e ekipit të St. Gallen, derisa ka shënuar për herë të parë në kampionatin zviceran.
Ai ka realizuar në derbin ndaj Young Boys, pavarësisht se skuadra e tij është duke u mposhtur 1:2 pas pjesës së parë.
Kujtojmë se Fazliji është i lindur në Vranje, afër Bujanocit dhe ka prejardhje shqiptar.
Mesfushori i talentuar reprezenton moshat e reja të Zvicrës, por me një interesim mund të zgjedhë Kosovën në të ardhmen. /Lajmi.net/
Betim Fazliji pic.twitter.com/Is6lnuRauf
— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) February 23, 2020