Faulli më i keq në histori?
Hidhërimi i disavantazhit ndaj Belgjikës në garë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 ishte në nivel të lartë për Josip Simunicin të premten mbrëma. Gjatë barazimit 1-1 me rivalin e përhershëm Serbinë, mbrojtësi shprehi nervozizmin e tij për dështimin e ekipit të fitojë duelin e rëndësishëm duke u ‘shfryrë’ me një ndërhyrje brutale ndaj një…

Sport
Hidhërimi i disavantazhit ndaj Belgjikës në garë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014 ishte në nivel të lartë për Josip Simunicin të premten mbrëma.
Gjatë barazimit 1-1 me rivalin e përhershëm Serbinë, mbrojtësi shprehi nervozizmin e tij për dështimin e ekipit të fitojë duelin e rëndësishëm duke u ‘shfryrë’ me një ndërhyrje brutale ndaj një futbollisti kundërshtar.
Në çerekun e fundit të takimit, 35 vjeçari ishte dukshëm më i ngadalshëm se Miralem Sulejmani dhe vendosi që ta ndal atë në një mënyrë që më tepër i ngjan ndonjë sporti luftarak se një veprimi të një futbollisti.
Ai me këtë rast u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq.
Kurse, sipas Daily Mail, kjo mund të jetë një prej ndërhyrjeve më të këqija në histori të futbollit. Çka mendoni ju?