Fantastike | Jon Kuka mposht xhudistin serb për medalje të bronztë në Kupën Evropiane
Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë. Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë. Kuka garoi të shtunën në kategorinë deri 55 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e…
Sport
Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë.
Jon Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për kadetë në xhudo, në Kranska Gora të Sllovenisë.
Kuka garoi të shtunën në kategorinë deri 55 kilogramë, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti xhudistin serb, Lazar Bogdanoviq.
Joni është djali i kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kuka.
Ai nisi me fitore ndaj gjermanit Moritz Schubert. Më pas e mposhti edhe Djamil Kurbanovin që e përfaqëson Austrinë.
Në luftën e tretë, xhudisti i talentuar pejan humbi nga Celil Uyar i Holandës.
Në repesazh, Jon Kuka fitoi ndaj Yuval Fuchs të Izraelit, Yanis Semadi të Francës dhe në fund ndaj Bogdanoviqit.
Në kategorinë deri 55 kilogramë garuan 27 xhudistë.