Familjarët e 4shes në Hagë mblidhen bashkë me qytetarët në protestën pas aktgjykimit prej 81 vite burgim

Protestës së organizuar sot në sheshin “Skenderbeu” tashmë i janë bashkuar edhe familjarët e 4shes në Hagë. Gruaja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Selimi është në protestë bashkë me fëmijët dhe familjarë të tjerë. Aty tanimë janë edhe djali i Hashim Thaçit, e familjarët e Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Mijëra qytetarë veçse janë mbledhur…

Lajme

01/10/2026 16:03

Protestës së organizuar sot në sheshin “Skenderbeu” tashmë i janë bashkuar edhe familjarët e 4shes në Hagë.

Gruaja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Selimi është në protestë bashkë me fëmijët dhe familjarë të tjerë.

Aty tanimë janë edhe djali i Hashim Thaçit, e familjarët e Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Mijëra qytetarë veçse janë mbledhur tanimë në shesh për të protestuar për UÇK-në dhe kundër dënimit prej 81 vite burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Lajmi.net/