Familja gjen gjarprin e dytë më të helmueshëm në botë të fshehur në tualet

Një grua nga Australia u shokua kur gjeti gjarprin e dytë më të helmueshëm në botë duke u fshehur në dollap.

Fun

16/12/2019 17:02

Me të parë, gruaja, identiteti i së cilës nuk është zbardhur sipas medieve britanike, kishte kontaktuar kapësit e gjarpërinjve, transmeton lajmi.net.

Ajo u këshillua që të mbante derën e tualetit mbyllur dhe të shtrëngonte dollapin e banjës me një peshqir, për t’ia bllokuar rrugët për shpëtim.

Gjarpri, sipas ekspertëve, kategorizohej i dyti për nga niveli i helmimit në hallkën zinxhirore të specieve të zvarranikëve në fjalë. /Lajmi.net/