FSK-ja do të furnizohet me jelekë taktikë, Ministria e Mbrojtjes ndan kontratën mijëra euroshe

Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë një grup operatorësh ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues është grupi i operatorëve ekonomikë “RUNWAY SH.P.K.” dhe “Sabit Makiqi B.I.”, me ofertë në vlerë prej 328 mijë eurosh. Për këtë aktivitet të…

Lajme

29/11/2026 20:03

Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë një grup operatorësh ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues është grupi i operatorëve ekonomikë “RUNWAY SH.P.K.” dhe “Sabit Makiqi B.I.”, me ofertë në vlerë prej 328 mijë eurosh.

Për këtë aktivitet të prokurimit kanë konkurruar gjithsej 13 operatorë ekonomikë, ndërsa vlera fillestare e parashikuar e kontratës ishte 470 mijë euro.

Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se kontrata është dhënë më 1 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 30 nëntor 2026.

Ky furnizim synon të kontribuojë në ngritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit të FSK-së në përmbushjen e detyrave të saj.