Familja e Donnarummas me vendim të madh për portierin e Milanit (FOTO)
Gianluigi Donnaruma mund të ndahet nga menaxheri Mino Raiola.
Sport
Familja e Gianluigi Donnarumma është e pakënaqur me udhëheqjen e Mino Raiolas për portierin e Milanit.
Raiola dëshiroi ta transferonte Donnarumman në Paris Saint-Germain dhe kjo ka tensionuar raportin mes tij dhe familjes së portierit.
Madje, mediat italiane raportojnë se Donnarumma mund të ndahet nga Raiola, përcjell “lajmi.net”.
Ky mund të jetë sezoni i fundit i tyre së bashku. /Lajmi.net/