Falcao në Botëror

Lëndimi i rëndë i 22 janarit në Kupën e Francës dukej se shkatërroi gjithçka. Diagnoza fillestare ishte këputje e ligamenteve kruciale në gjurin e majtë. Mirëpo, sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao është luftëtar i madh. Objektivi i tij kryesor tani është vetëm një: të rikuperohet me kohë për fillimin e Kampionatit botëror, i pari në…

Sport

07/02/2014 16:38

Lëndimi i rëndë i 22 janarit në Kupën e Francës dukej se shkatërroi gjithçka. Diagnoza fillestare ishte këputje e ligamenteve kruciale në gjurin e majtë.

Mirëpo, sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao është luftëtar i madh. Objektivi i tij kryesor tani është vetëm një: të rikuperohet me kohë për fillimin e Kampionatit botëror, i pari në karrierën e tij.

Dhe, sipas trajnerit Claudio Ranieri, Falcao ka mundësi të udhëtojë së bashku me ekipin e Kolumbisë për në Brazil.

“Kam biseduar me Falcaon nëpërmjet telefonit. Është i qetë dhe do të shikojë ndeshjen kundër PSG’s nga televizioni. Rehabilitimi është duke shkuar shpejt. E ka vërejtur se gjuri është duke i reaguar mirë dhe është i lumtur për këtë”, deklaroi Ranieri.

“Mendoj se paraqitja e tij në Botëror është një mrekulli. Falcao është shumë i përqendruar por deri më tani gjithçka ka shkuar mirë. Ekziston besimi. Muaji i dyti dhe i tretë i rikuperimit do të jenë shumë të rëndësishëm për të”, theksoi strategu italian.