Falcao lavdëron Mourinhon, refuzon Chelsean

Radamel Falcao ka mohuar spekulimet rreth mundësisë së transferimit në Chelsea duke insistuar se kurrë nuk ka konsideruar bashkëpunimin me Jose Mourinhon, edhe pse ka vetëm lëvdata për trajnerin portugez. Gjiganti londinez ishte i interesuar për yllin kolumbian gjatë verës por Monaco i siguroi shërbimet e tij në transferim me vlerë prej rreth 60 milionë…

Sport

18/01/2014 07:00

Radamel Falcao ka mohuar spekulimet rreth mundësisë së transferimit në Chelsea duke insistuar se kurrë nuk ka konsideruar bashkëpunimin me Jose Mourinhon, edhe pse ka vetëm lëvdata për trajnerin portugez.

Gjiganti londinez ishte i interesuar për yllin kolumbian gjatë verës por Monaco i siguroi shërbimet e tij në transferim me vlerë prej rreth 60 milionë eurosh.

Por, Chelsea dhe Mourinho vazhdojnë të jenë të interesuar për angazhimin e Falcaos në Stamford Bridge. Megjithatë, 27-vjeçari ka mohuar njoftimet rreth transferimit në Chelsea duke insistuar se është i përgatitur të respektoj kontratën e tij me Monacon.

“Mourinho është trajner me karrierë fantastike, titujt që ka fituar flasin për të dhe askush nuk mund të dyshoj në aftësitë e tij”, deklaroi Falcao për Football Italia.

Mourinho e vëzhgoi Falcaon në një miqësore me Kolumbinë

“Mourinho ka një stil tjetër, ndoshta disave mund të mos ju pëlqejë, por kjo e bënë special dhe futbolli kënaqet me elektrizimin e tij. A do të më pëlqente të luaj për Mourinhon? Kurrë nuk e kam konsideruar si mundësi. Sa i përket tani duket e pamundur pasi kam kontratë pesëvjeçare me Monacon”, u shpreh ai.