Fahri Fazliu i ri flet sonte në protestën “Jo në emrin tim”

Fahri Fazliu, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliut, do të jetë sonte një nga folësit në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të 11-tën natë radhazi në Prishtinë. Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave…

Lajme

26/09/2026 14:31

Fahri Fazliu, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliut, do të jetë sonte një nga folësit në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të 11-tën natë radhazi në Prishtinë.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Fahri Fazliu i ri pritet t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur në shesh, ndërsa prania e tij sjell në këtë protestë edhe kujtimin e dy figurave të njohura të rezistencës shqiptare, Fahri dhe Bahri Fazliut.

Tubimet në Prishtinë janë zhvilluar çdo natë me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa në to kanë marrë pjesë qytetarë, veteranë të luftës, familjarë të ish-krerëve të UÇK-së dhe figura nga jeta publike e politike./lajmi.net/