Facebook ndërton tinëz një aplikacion që identifikon fytyrën e secilit përdorues

Facebook është nën akuza për shqetësimet e privatësisë edhe një herë, pasi gjiganti i mediave sociale testoi një aplikacion për njohje të fytyrës për punonjësit e tij.

Auto & Tek

26/11/2019 11:02

Duke përdorur njohjen e fytyrës në kohë reale, firma ishte në gjendje të identifikonte një person nëpërmjet kamerës së smartfonit, transmeton lajmi.net.

Është raportuar se aplikacioni është suspenduar. Sidoqoftë, teknologjia ishte e aftë të sillte profilin e dikujt në Facebook, i cili kishte mundësuar njohjen e fytyrës në profilet e tyre.

Raporti tronditës u zbulua për herë të parë nga Business Insider i cili citoi burime anonime të cilët thanë se aplikacioni ishte zhvilluar midis viteve 2015-16, por që nga ajo kohë është mbyllur.

Facebook konfirmoi që ajo zhvilloi aplikacionin, por mohoi se ishte në gjendje të identifikonte anëtarët e rrjetit të saj të mediave sociale në bazë të fytyrave.

“Aplikimet e përshkruara këtu ishin në dispozicion vetëm për punonjësit e Facebook dhe mund të njihnin vetëm punonjësit e tjerë dhe miqtë e tyre nëpërmjet fytyrës”, deklaroi një zëdhënës për Daily Mail. /Lajmi.net/