Facebook ndërmerr një vendim për llogaritë e personave që ndërrojnë jetë

Shpesh ka ndodhur që të merrni njoftime në Facebook, si për shembull për ditëlindje, për personat që tashmë kanë vdekur.

Auto & Tek

16/04/2019 14:52

Për të parandaluar që gjëra të tilla të ndodhin, Facebook dëshiron të shfrytëzojë inteligjencën artificiale në mënyrë që të fshijë të gjitha aktivitetet në llogarinë e personit që tashmë ka ndërruar jetë.

Faktikisht, për personat që ndërrojnë jetë Facebook e shfaq tek ata “Remembering” ku miqtë mund ta kujtojnë të ndjerin.

Ose ju mund të lini një person të besueshëm i cili mund të administrojë me profilin tuaj pas vdekjes.

Megjithatë, ka raste kur asnjëra dhe as tjetra nuk aplikohen dhe personat që kanë ndërruar jetë ju shfaqen si “persona që mund t’i njihni” dhe të mund t’i bëni miq. /Lajmi.net/