Facebook ndan detaje në lidhje me kriptovalutën e tyre
Gjiganti i rrjeteve sociale 'Facebook' ka zbuluar planet për të nisur një monedhë të re dixhitale, të quajtur Libra, vitin e ardhshëm.
Auto & Tek
Ai tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën në fjalë nëpërmjet aplikacionit të ‘Facebook’, si dhe në shërbimin e mesazheve WhatsApp, njofton BBC, transmeton lajmi.net.
Firmat si Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania.
Por, shqetësimet janë ngritur mbi atë se si do të mbrohen paratë dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e monedhës.
Facebook tha se ‘Libra’do të menaxhohej në mënyrë të pavarur dhe do të mbështetej nga pasuritë reale, dhe se mënyra e pagimit me të do të ishte e lehtë.
Kompania tha se transaksionet nuk do të kishin kosto, megjithëse pritet të krijojë një komision të vogël për pagesat e bëra përmes platformës së tyre.
Përkundër faktit se ‘Facebook’ është kritikuar për mos-mbrojtje të të dhënave personale të përdoruesve, ata thanë se sistemi ‘Calibra’, ai që do të mundësojë pagimin, do jetë mjaftueshëm i fortë që të ruajë paratë dhe të dhënat personale. /Lajmi.net/