Facebook do të reduktojë numrin e postimeve reklamuese të faqeve
Furnizuesi i Lajmeve në Facebook është vendi kryesor ku postohen të gjitha fotot apo videot nga miqtë dhe faqet që kemi pëlqyer në rrjetin social më të madh në botë.
Auto & Tek
Kompania pranon rregullisht ankesa apo reagime nga miliarda përdoruesit e saj për Furnizuesin e Lajmeve. Facebook ka bërë së fundmi një njoftim që mund të pritet mirë nga përdoruesit e saj.
Kompania ka vendosur të reduktojë numrin e postimeve reklamuese të faqeve në Furnizuesin e Lajmeve duke filluar nga viti i ardhshëm. Facebook pa që përdoruesit nuk ishin shumë të kënaqur me postimet e shumta reklamuese të faqeve që shihnin në Furnizuesin e Lajmeve. Këtu përfshihen edhe postimet e paguara nga faqet që përdoruesit kishin pëlqyer.
Duke filluar nga janari i vitit 2015, përdoruesit e Facebook-ut do të shohin më pak postime të këtij lloji në Furnizuesin e tyre të lajmeve.
Rrjeti social thekson se kjo nuk do të thotë se përdoruesit nuk do të shohin reklama. Ideja qëndron në ofrimin e përmbajtjeve më të përshtatshme dhe më cilësore, përfshi edhe postime nga faqet që njerëzit shohin në furnizuesin e tyre të lajmeve. /krokodili.al/