Facebook blen WhatsApp
Facebook ka njoftuar për blerjen e WatsApp, një aplikacion i thjeshtë, i shpejtë dhe i besueshëm, që ua mundëson njerëzve shkëmbimin e mesazheve. “Jam shumë i ngazëllyer të ju njoftoj se ne kemi rënë dakord për ta blerë WhatsApp dhe se i tërë ekipi i tyre do të na bashkohet neve në Facebook”, shkroi Zuckerberg…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201402/full/Facebook-Whatsapp.jpg)
Auto & Tek
Facebook ka njoftuar për blerjen e WatsApp, një aplikacion i thjeshtë, i shpejtë dhe i besueshëm, që ua mundëson njerëzve shkëmbimin e mesazheve.
“Jam shumë i ngazëllyer të ju njoftoj se ne kemi rënë dakord për ta blerë WhatsApp dhe se i tërë ekipi i tyre do të na bashkohet neve në Facebook”, shkroi Zuckerberg në llogarinë e tij.
“Misioni ynë është që ta bëjmë botën më të hapur dhe më të lidhur. Ne e bëjmë këtë duke ofruar shërbime që i ndihmojnë njerëzit të komunikojnë mes vete. WhatsApp do të na ndihmojë shumë në këtë drejtim”, shtoi ai.
WhatsApp përdoret nga më shumë se 450 milionë njerëz. Më shumë se 1 milion njerëz regjistrohen në WhatsApp çdo ditë dhe është në rrugën e duhur që t’i lidhë 1 miliard njerëz.
WhatsApp do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur nga Facebook.