Fabrizio Romano: Mbappe do të qëndrojë

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka thënë se Kylian Mbappe do të qëndrojë edhe më tej te Paris Saint Germain.

Sport

21/05/2022 16:09

Shumë lajme po qarkullojnë se francezi tashmë ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij.

Ai duket të jetë pranë qëndrimit në ‘Parc des Princes’, kështu duke refuzuar ofertën e Real Madridit drejt tij.

Këtë e ka bërë të ditur edhe gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Romano, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Mbappe do të qëndrojë. Ai nuk do të transferohet drejt Real Madridit këtë verë, vendimi është marrë dhe i është kumtuar Florentino Perez”, ishin fjalët e Romanos, përcjell lajmi.net.

Sot pritet që francezi të tregojë zyrtarisht që do të vazhdojë edhe më tej në Paris./Lajmi.net/