Fabinho pas barazimit: Jemi njerëz, Tottenham luajti mirë

Fabinho ka reaguar pas barazimit të Liverpool ndaj Tottenham Hotspur.

Sport

08/05/2022 16:04

Mesfushori brazilian ka arsyetuar skuadrën e tij pas gabimit të mbrëmshëm, gabim që mund t’i kushtoj Liverpool me titullin e kampionit në Premier League.

Braziliani thotë se kanë dhënë maksimumin, por ata janë njerëz dhe mund të gabojnë. Po ashtu, ai thuri lëvdata për skuadrën e Tottenham.

“Ata janë një nga skuadrat më të mira në kundërsulme. Ne u mbrojtëm mirë, ata nuk krijuan shumë, por me kualitetin që kanë arritën të shënonin një gol”, ka thënë Fabinho, transmeton lajmi.net.

“E dimë se po luftojmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. E dimë se nëse humbim pikë në luftë ndaj City, ndoshta kushton me titull. Por ne jemi qenie njerëzore dhe edhe ata janë njerëz. Shpresojmë se do të humbin pikë dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, shtoi tutje një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Nëse Manchester City triumfon sot ndaj Newcastle, ata shkojnë në tri pikë diferencë me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur. /Lajmi.net/