F1: Red Bull vendos rekord botëror – ndërrohen gomat në 1.82 sekonda

Skuadra e Red Bull ka vendosur tjetër rekord botëror në Formula  1.

Sport

18/11/2019 16:16

Grand Prix i mbajtur në Brazil ka shënuar një tjetër rekord botëror, me skuadrën e Red Bull që ishte akterja kryesore.

Me pilotin e skuadrës që u ndal në ‘Pit-stop’, ekuipazhi reagoi me shpejtësi të jashtëzakonshme, përcjell lajmi.net.

Katër goma u ndërruan për vetëm 1.82 sekonda, duke vendosur kështu rekord botëror.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon e momentit kur u vendos rekordi. /Lajmi.net/