F1: Gara për Çmimin e Madh të Holandës nuk mbahet në vitin 2020

Gara për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1 nuk do të mbahet.

Sport

28/05/2020 10:37

Pandemia e koroavirusit ka shkaktuar probleme të mëdha në organizimin e shumë eventeve.

Një nga sportet e prekura është edhe Formula 1, përcjell lajmi.net.

“Organizatorët e Grand Prix Holandës kanë konfirmuar se ngjarja e vitit 2020 nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim.

Gara për Çmimin e Madh të Holandës ishte paraparë të zhvillohej në fillim të muajit maj, por ishte shtyrë shkaku i COVID-19, teksa tani është vendosur që të mos mbahet në vitin 2020./Lajmi.net/