F1: Ferrari pritet të marrë vendim të madh,  Vettel dhe Leclerc mund t’iu ndalohet të garojnë me njëri tjetrin

Skuadra e Ferrari mund të marrë një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Sport

18/11/2019 19:05

Grand Prix i mbajtur në Brazil, në kuadër të Formula 1, tregoi një episod aspak të mirë për skuadrën e Ferrari.

Më vonë gjatë kësaj jave, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc pritet të takohen me drejtuesit e Ferrari.

Dyshja ishin përplasur me njëri tjetrin në Brazil, duke luftuar për pozitën e katërt, duke prishur punët kështu për ‘kokëkuqen’.

“Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë gjatë kësaj jave. Të tregojmë se ku janë limitet. Kjo nuk duhet përsëritet” ka thënë Binotto, udhëheqës i skuadrës së Ferrari, transmeton lajmi.net.

“Kur kemi tentuar t’i kontrollojmë pilotët në të kaluarën, ne jemi kritikuar. Kur i lëmë të lirë, kritikohemi prap. Por, duhet të qartësojmë se çfarë lejohet e çfarë jo, dhe cilat janë limitet. Kur ke një përplasje, aty është e qartë se ka një gabim” ka shtuar tutje Binotto.

Me shumë gjasë takimi mes pilotëve dhe udhëheqësit të skuadrës do të sjell një vendim që dyshja të mos konkurrojnë me njëri tjetrin. /Lajmi.net/