EXIT Polli i UBO Consulting: Shpejtim Bulliqi merr 51.6% në Podujevë, Ekrem Hyseni i dyti

Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale. Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite. Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në…

Lajme

12/10/2025 19:38

Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite.

Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në RTV Dukagjini, Podujeva fitohet nga VV, dhe kandidati për kryetar Shpejtim Bulliqi.

Për shkak se marzha e gabimit është 2%, UBO COnsulting nuk e ka përjashtuar mundësinë e një balotazhi.

Rezultatet:

Shpejtim Bulliqi – VV : 51.6%

Ekrem Hyseni – LDK: 37.8%

ISak Shabani – PDK: 9.9%

Baki Feta – AAK: 0.7%