Everton – Liverpool: Statistikë, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë), do zhvillohet derbi i rivalëve lokal, ndërmjet Evertonit dhe Liverpoolit, në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

Sport

01/12/2021 09:14

Dy rivalët lokal që këtë edicion kanë objektiva të ndryshme, synojnë të arkëtojnë pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

Everton do jetë pa katër të lënduarit si Yerry Mina, Andre Gomes, Dominic Calvert-Lewin dhe Tom Davies, derisa Mason Holgate mungon shkaku i kartonit.

Ndërsa, Liverpool është pa yje, si Roberto Firmino, Naby Keita, Harvey Elliott, Curtis Jones dhe Joe Gomez.

Statistikë:

Everton ka barazuar në tetë nga nëntë ndeshjet ndaj Liverpoolit në të gjitha garat. Kanë qenë të shënuar mbi 2.5 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Liverpool ka shënuar se paku dy gola në 10 ndeshjet e fundit dhe janë të pamposhtur në 22 nga 23 ndeshjet e fundit në Premierligë.

Everton ka dështuar të shënojnë në tre ndeshjet e fundit, derisa kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Liverpool është i pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit si mysafir ndaj Evertonit në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme:

Everton (4-4-1-1): Pickford; Digne, Keane, Goldfrey, Coleman; Gray, Doucoure, Allan, Townsend; Iwobi; Richarlison

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane.

Analizë:

Rafa Benitez mirëpret ish klubin, Liverpool pasi është nën presion te Everton. Ata kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, derisa lëndimet kanë pasur ndikim të madh.

Liverpool ka fituar tre herë që nga humbja 3 – 2 nga West Ham para pushimit internacional, derisa kanë shënuar 10 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë.

Me Evertonin që i mungojnë disa yje kryesorë, Liverpool shihet si favoriti kryesor për këtë mesjavë.

Parashikim:

Everton 0 – 3 Liverpool.

Përballja zhvillohet në “Goodison Park” dhe nis në ora 21:15./Lajmi.net