Everton – Chelsea, kryendeshja e ditës së sotme në ligat evropiane

Evertoni dhe Chelsea do të ballafaqohen sot në kuadër të xhiros së parë në Premier League. Ndeshja do të fillojë në orën 18:30 dhe luhet në “Goodison Park”. Për shkak të traditës së të dyja klubeve, kjo përballje pritet të marrë vëmendjen më të madhe gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net. Fulhami dhe Liverpooli do…

Sport

06/08/2022 08:08

Evertoni dhe Chelsea do të ballafaqohen sot në kuadër të xhiros së parë në Premier League.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:30 dhe luhet në “Goodison Park”.

Për shkak të traditës së të dyja klubeve, kjo përballje pritet të marrë vëmendjen më të madhe gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net.

Fulhami dhe Liverpooli do të ndeshen fillimisht në orën 13:30, për të vijuar më pas me ndeshjet Bournemouth – Aston Villa, Tottenham – Southampton, Newcastle – Nottingham dhe Leeds – Wolves (që të gjitha nga ora 16:00).

Ndeshje interesante pritet të ketë dhe në Ligue 1 e Bundesliga, ku Paris Saint Germain do të ndeshet me Clermont në orën 21:00, ndërsa Dortmundi do ta ketë përballë Bayer Leverkusenin në orën 18:30.

Në çiftet e tjera, Strasbourg luan ndaj Monacos (17:00), Augsburgu ndaj Freiburgut (15:30). Monchengladbach – Hoffenheim (15:30), Bochum – Mainz (15:30), Union Berlin – Hertha Berlin (15:30), Wolfsburg – Werder Bremen (15:30). /Lajmi.net/