Europa League: Barcelona luan sonte në Stamboll, kërkon biletën për çerekfinale

Skuadra e Barcelonës ka një mision të vështirë sonte në Stamboll, në kuadër të Europa League.

Sport

17/03/2022 08:10

Katalanët kërkojnë fitoren përballë skuadrës së Galatasaray, për të kaluar në çerekfinale të kompeticionit, shkruan lajmi.net.

‘Blaugrana’ udhëtojnë pas një barazimi pa gola në ndeshjen e parë të kësaj faze, që zhvillohej në ‘Camp Nou’.

Për ndeshjen në Stamboll, Xavi nuk ka në dispozicion Ansu Fatin dhe Sergi Roberton. Po ashtu, Dani Alves nuk është i regjistruar në skuadrën e Barcës për Europa League.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Galatasaray luhet me fillim nga ora 18:45. /Lajmi.net/