“Euro 2016”, ky është deri më tani futbollisti më i mirë (FOTO)
Dimitri Payet është deri më tani futbollisti më i mirë në “Euro 2016”.
Sport
“Euro 2016” ka hyrë në xhiron e dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve.
Kurse, ekziston një futbollist që është dalluar më shumë se të tjerët.
Mesfushori i Francës, Dimitri Payet konsiderohet si futbollisti më i mirë deri më tani gjatë garës së madhe, përcjell “Lajmi.net”.
Ai ka realizuar dy gola në po aq ndeshje, ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë, duke i ndihmuar Francës që të kualifikohet tutje.
Por, ka ende kohë para se ta fitojë çmimin e më të mirit, ose edhe mund të mposhtet nga dikush tjetër.
