Emërohen drejtorët në Bordin e AKP-së, njëri nga ta ishte arrestuar për dyshimet se ka kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare

Sot në Kuvendin e Kosovës, është miratuar emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kjo është miratuar me 59 vota për, tre kundër dhe tre abstenime. Në këtë bord janë emëruar Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia Kaja, anëtare, Berat Isa, anëtar, Arbër Gorani, anëtar, Atdhe Hykolli, anëtar si dhe Feim…

Lajme

27/04/2026 16:45

Sot në Kuvendin e Kosovës, është miratuar emërimi i drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kjo është miratuar me 59 vota për, tre kundër dhe tre abstenime.

Në këtë bord janë emëruar Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia Kaja, anëtare, Berat Isa, anëtar, Arbër Gorani, anëtar, Atdhe Hykolli, anëtar si dhe Feim Kelmendi.

Hekuran Nikçi është ish-kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, pozitë në të cilën ishte emëruar kundërligjshëm.

Më pas, ai ishte arrestuar dhe mbajtur për 48 orë për shkak të dyshimeve se ka kryer veprat penale veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.

Hetimet ndaj tij vazhdojnë. /Lajmi.net/