Drejtorët në AKP, Ymeri-Qeverisë: “Merrni direkt prej burgut njerëzit e validum si kriminelë dhe sillni në borde”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ymeri tha se nga shtatë personat e propozuar, tre prej tyre sipas saj janë…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ymeri tha se nga shtatë personat e propozuar, tre prej tyre sipas saj janë me çështje penale në të kaluarën e tyre.
“Jo që është votuar pa CV kjo strukturë e bordit të AKP-së, ku nga shtatë të propozuar, tre prej tyre janë me çështje penale në të kaluarën, pra tjera herë pasi që e kemi kryesuesen prej Ministrisë së Drejtësisë, unë propozoj që t’i marrin direkt prej burgut, edhe saktë e dini kon me marrë, edhe i merrni njerëzit e validum si kriminelë edhe i bini në borde, i votoni vet se ju kshtu ashtu nuk i citni në filtër hiç se ju çka të thotë partia e votoni.” – tha ajo.