“PDK nuk merr pjesë në seancën e Presidentit pa një marrëveshje paraprake”, Hamza: Osmani mund të zgjidhet me vota të LDK-së dhe VV-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur pasi ka përfunduar njëra seancë e Kuvendit të Kosovës dhe para se të filloj seanca e thirur nga VV për të “diskutuar për Presidentin”. Ai ka thënë se kanë qenë të gatshëm për një emër koncensual, kanë bërë propozimin e tyre dhe nuk është marrë seriozisht. “Në studio…

Lajme

27/04/2026 16:56

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur pasi ka përfunduar njëra seancë e Kuvendit të Kosovës dhe para se të filloj seanca e thirur nga VV për të “diskutuar për Presidentin”.

Ai ka thënë se kanë qenë të gatshëm për një emër koncensual, kanë bërë propozimin e tyre dhe nuk është marrë seriozisht.

“Në studio televizive është keqpërdor si qëndrim i joni. Për shkak të këtyre veprimeve dhe mungesës së seriozitetit, ne kemi ardh në ëprfundim që kjo temë të mbyllet për PDK-në. I urojmë sukses në zgjedhjen e PResidentit me 98 deputetë tjerë të Kuvendit”, ka thënë Hamza.

Nëse propozohet dikush nga Familja Jashari, ai ka thënë se e ruajnë konsideratën më të lartë për ta por që qëndrimi i tyre nuk ndryshon.

Ai ka thënë se PDK do të marr pjesë vetëm në një seancë për Presidentin që do t’i paraprinte marrëveshje politike.

“Opsioni jonë për të bërë zgjidhje ka qenë marrëveshja politike, nuk kemi vendos vija të kuqe kemi pas përkrahje për emër koncensual, kemi thënë që PResidenti të zgjidhet nga i propozuari/propozuara e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar nëse do ta votonin Vjosa Osmanin.

“Po qe se LDK e sjell Vjosa Osmanin dhe ajo është kandidate për Presidente, mund të zgjidhet me vota të LDK-së dhe VV-së”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/