Etrit Berisha nuk qëndron në stol, largohet nga Atalanta

Pas 3 sezoneve, Etrit Berisha mund të largohet nga Atalanta.

Sport

20/06/2019 14:38

Portieri kuqezi përjetoi një vit shumë të vështirë në Bergamo, ku mes dëmtimeve dhe formës së shkëlqyeshme të Gollin, pak nga pak humbi postin e tij si titullar.

Berisha u transferua nga Lazio tek Atalanta në verën e vitit 2006, fillimisht në formë huazimi më pas përfundimisht, me Atalantan që vendosën të blejnë kartonin e portierit shqiptar.

Në dy sezonet e para, Berisha ishte protagonist absolut por këtë viti vuajti shumë konkurrencën e madhe të Gollinit i cili përjetoi një gjysmë sezoni fantastike.

Me sa duket trajneri Gasperini do të vijon të besoj portën pikërisht Gollinit, fakt i cili po e shtyn Berishën gjithnjë e më larg Atalantës.

Sipas ‘Sky Sport’, Berisha mund të transferohet te Spal, skuadër e cila është vënë në kërkim të një portieri pasi Viviano është rikthyer te Sporting Lisbona.

Berisha do të ishte një garanci për portën e Spal, një ekipi që dëshiron të qëndroj në elitën e futbollit italian. Në tre sezone tek Atalanta, Berisha ka zhvilluar 75 ndeshje duke pësuar 85 gola. /Lajmi.net/