Estonia-Kosova, ndeshjen e transmeton vetëm ky kanal televiziv

Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar të premten në Tallinn të Estonisë ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Sport

05/08/2016 15:41

Të parën do ta luaj sonte me dyer të mbyllura, derisa të dytën do ta zhvilloj të shtunën me fillim nga ora 18:00 dhe që është e hapur për shikues. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në SuperSport Kosova.

Drejtori i Kombëtares, Arben Fetahu ka bërë të ditur se skuadra jonë është e gatshme për sfidën e së shtunës.

“Pas një rrugëtimi të gjatë delegacioni ynë ka arritur në Tallinn, ku jemi vendosur dhe gjithçka është në rregull. Djemtë tanë do të jenë të gatshëm për takimin e së shtunës kundër Estonisë”.

Kjo do të jetë sprova e parë për të përzgjedhurit e Arben Krasniqit, të cilët janë në vlugun e përgatitjeve për kualifikimet për Eurobasket 2017.

Pas kthimit nga Tallinn-i, Kombëtarja do të qëndroj për pak kohë në Prishtinë dhe më pas do të udhëtojë për në Como të Italisë ku brenda gjashtë ditëve do të luaj 5 ndeshje miqësore me skuadra të kolegjeve amerikane. Krejt në fund ekipi përfaqësues i Kosovës do të zhvilloj edhe dy miqësore të tjera, njërën me Qipron dhe tjetrën me Katarin, që të dyja këto në Qipro.

Ndërkaq Kosova do të bëjë gara në Grupin E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kombëtarja jonë do ta luaj si mysafire në Lubjanë kundër Sllovenisë më 31 gusht.