Eskalon këshilltari i Albin Kurtit ndaj Vjosa Osmanit: Pse nuk e bëri këtë me kohë? – e verbuar për pushtet, trashëgimi e pandershme
Këshilltari i Albin Kurtit, Jeton Zulfaj, ka eskaluar në gjuhë ndaj Vjosa Osmanit. Ai ka thënë se Osmani është e vërbuar për pushtet. Postimi: Mbrëmë, disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Presidentja Vjosa Osmani i dërgoi Kryetares së Kuvendit amendamente për ndryshimin e Kushtetutës. Presidentja Vjosa Osmani i ka plot pesë…
Lajme
Këshilltari i Albin Kurtit, Jeton Zulfaj, ka eskaluar në gjuhë ndaj Vjosa Osmanit.
Ai ka thënë se Osmani është e vërbuar për pushtet.
Postimi:
Mbrëmë, disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Presidentja Vjosa Osmani i dërgoi Kryetares së Kuvendit amendamente për ndryshimin e Kushtetutës.
Presidentja Vjosa Osmani i ka plot pesë vjet që është zgjedhur presidente dhe, nëse do të shtyhej nga vullneti i mirë për republikën, këtë veprim mund ta bënte shumë më herët, në mënyrë që sot të ishim në kohë për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Pse nuk e bëri këtë me kohë?
Sot në konferencë paska thënë që “nuk e kam bërë për vete”. Po pse atëherë në ditët e fundit? Nëse veprimi i saj nuk ka qenë për të gjetur një zgjidhje për veten e saj në këtë kohë, por për një president të ardhshëm për vitin 2031, atëherë ky duket veprim i kotë, sepse këto procese mund t’i niste presidenti i ardhshëm qysh në fillim të mandatit të tij apo të saj. Por e vërteta është tjetër.
E vërteta është se zelli për pushtet si duket është aq i madh sa edhe vërbues dhe nuk lejon të shohësh pjesën ku amendamentet hyjnë në fuqi vetëm pas gjashtë muajsh.
I njëjti zell dhe vërbim e shtyri sot të bëjë gabimin e radhës, duke i veshur vetes një pushtet që nuk i takon.
Pas pesë vitesh që Vetëvendosje i dha rastin të shërbejë në pozitën më të lartë të shtetit, në vend që ta përfundojë mandatin me dinjitet, ajo si akt të fundit zgjodhi shkeljen e Kushtetutës dhe sulmin ndaj subjektit që e bëri presidente.
Trashëgimi e pandershme.