“Është tronditës”, Koci pas dënimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Tash duhet qetësi
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “tronditës”. Koci ka theksuar se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë dhe se të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese. “Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit…
Lajme
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “tronditës”.
Koci ka theksuar se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë dhe se të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese.
“Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës!
Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.
Procesi juridik nuk ka përfunduar!”, ka shkruar Koci.
Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi në reagimet pas vendimit.
“Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz”, ka shkruar ai.
Koci ka kërkuar gjithashtu që Kosova të formojë urgjentisht një Këshill Kombëtar, i cili, sipas tij, do ta analizonte aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës.
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shpall sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. /Lajmi.net/