Escobar në Kosovë, viziton Manastirin e Deçanit

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar është në Kosovë. Escobar kishte nisur një vizitë në Ballkan disa ditë më parë. Por me të arritur në Kosovë, Escobar ka vizituar Manastirin e Deçanit. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Manastiri i Deçanit në Twitter, ku…

Lajme

11/12/2022 22:06

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar është në Kosovë.

Escobar kishte nisur një vizitë në Ballkan disa ditë më parë.

Por me të arritur në Kosovë, Escobar ka vizituar Manastirin e Deçanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Manastiri i Deçanit në Twitter, ku kanë falënderuar atë për vizitën, transmeton lajmi.net.

“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, kanë shkruar nga manastiri./Lajmi.net/