Ernest Muçi në “radarin” e Napolit

Napoli ka shprehur interesim për sulmuesin e Legia Warszawes, Ernest Muçi.

Sport

29/04/2022 14:55

Ernest Muçi është me prejardhje shqiptare dhe po shihet si lojtar i së ardhmes.

Futbollisti aktualisht është 21-vjeçar dhe luan me të dyja këmbët.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet italiane, vetë presidenti i napoletanëve, Aurelio De Laurentis, po e sheh të arsyeshme që të investohet në lojtar të rinj e me perspektive.

Njëri ndër ta po konsiderohet edhe shqiptari që gjatë këtij sezoni me skuadrën polake ka shënuar katër gola në 21 ndeshje.

Muçi ka një paraqitje me ekipin A të kombëtares së Shqipërisë, përderisa ka luajtur edhe për ekipet zinxhirë.

Ai në Legia Warszawa u transferua nga KF Tirana në vitin 2021. /Lajmi.net/