Erdogan – Gjermanisë: Je bërë strehë e terroristëve
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është shprehur gjatë ditës së sotme se Gjermania është bërë strehë për terroristët. Ai ka thënë se shteti gjerman nuk ka dorëzuar personat, që ai i konsideron të rrezikshëm.

Bota
“Gjermania ka ushqyer gjatë militantët e Partisë Popullore Kurde, që luftojnë për një shtet të tyre të pavarur”, ka thënë kreu i shtetit turk, shkruan Reuters.
Erdogan ka thënë në Ankara se historia ka për ta dënuar Gjermaninë, pikërisht për shkak se ajo është bërë strehë e terroristëve.