Erdhi tek Barca në janar, por Todibo mund të largohet qysh në verë

Një gjë e papritur mund të ndodh për mbrojtësin e Barcelonës, Jean Clair Todibo.

Sport

25/03/2019 19:40

Mbrojtësi francez erdhi tek skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit, nga skuadra e Toulouse.

Por, sipas raportimeve të fundit të ‘Mundo Deportivo’, është skuadra e Romës ajo që po synon transferimin e Todibo, transmeton lajmi.net.

Skuadra italiane ka diskutuar situatën e lojtarit me skuadrën e Barcelonës dhe synon ta ketë atë në ‘Olimpico’ në sezonin e ardhshëm.

Nëse ndodh, ky transferim do të bëhet vetëm në formë huazimi, pasi Barca nuk është e gatshme të heq dorë kaq lehtë nga lojtari. /Lajmi.net/