Dështoi të bëhej deputet – Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Sveçlës
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enver Dugollin në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përmes këtij emërimi, Dugolli merr përgjegjësi të reja në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa kryeministri Kurti e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enver Dugollin në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Përmes këtij emërimi, Dugolli merr përgjegjësi të reja në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa kryeministri Kurti e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e funksionit të tij, raporton lajmi.net
Emërimi i ri vjen si pjesë e plotësimit të strukturave udhëheqëse në institucionet qeveritare të Kosovës.
Enver Dugolli në zgjedhjet e fundit ka dështuar që të futet në Kuvendin e Kosovës duke u renditur në vendin e 73-të me vetëm 12 mijë e 81 vota./Lajmi.net/