​FFK më 27 korrik hedh shortin për edicionin garues 2026/2027

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes Komisionit të Garave, ka njoftuar se më 27 korrik 2026 do të organizohet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin garues 2026/2027. Sipas njoftimit të FFK-së, shorti do të zhvillohet në selinë e federatës në Prishtinë, ndërsa orari është përcaktuar sipas kategorive të garave. Ceremonia do të nisë në…

Sport

17/07/2026 17:44

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes Komisionit të Garave, ka njoftuar se më 27 korrik 2026 do të organizohet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin garues 2026/2027.

Sipas njoftimit të FFK-së, shorti do të zhvillohet në selinë e federatës në Prishtinë, ndërsa orari është përcaktuar sipas kategorive të garave.

Ceremonia do të nisë në orën 13:00 me hedhjen e shortit për Superligën, ndërsa në orën 14:00 do të hidhet shorti për Ligën e Parë. Më pas, në orën 15:00, do të zhvillohet shorti për Ligën e Dytë.

Komisioni i Garave ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha klubeve të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, sipas orarit të përcaktuar për secilën ligë.

Hedhja e shortit do të përcaktojë kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ri garues në futbollin kosovar.