Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë.…
Lajme
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Zaiti.
Sipas tij, personat e lënduar kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.