Enrique zbulon nëse Ramos do të luajë kundër Kosovës
Luis Enrique ka mbajtur një konferencë për shtyp një ditë përpara ndeshjes ndaj Kosovës.

Sport
Ish-trajneri i Barcelonës, Enrique, ka biseduar për Kosovën dhe lojtarët e tij në përgjithësi në këtë konferencë, shkruan lajmi.net.
Enrique është pyetur edhe nëse qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramosi do të paraqitet ndaj Kosovës, duke u përgjigj se: “Sergio Ramos luajti 45 minuta në ndeshjen e parë, ai nuk luajti në ndeshjen e dytë, a pësoi përkeqësim ai? Ju shqetëson spekulimi? Sergio është në gjendje të mirë dhe në dispozicion të trajnerit. Vendimin ua them lojtarëve së pari dhe pastaj do ta bëjmë publik”.
Në stadiumin e Sevillas, “La Curteja”, do të zhvillohet nesër ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/