Enrique para sfidës me Bayernin: 15 fitore radhazi? Diçka e pabesueshme

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, PSG nesër mbrëma në “Parc des Princes”, do të përballet me Bayern Munich në njërën nga ndeshjet më të mëdha të fazës së ligës në elitën e futbollit evropian. Skuadra gjermane e drejtuar nga Vincent Kompany po kalon një moment historik, me 15 fitore radhazi në të gjitha…

Sport

03/11/2025 16:47

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, PSG nesër mbrëma në “Parc des Princes”, do të përballet me Bayern Munich në njërën nga ndeshjet më të mëdha të fazës së ligës në elitën e futbollit evropian.

Skuadra gjermane e drejtuar nga Vincent Kompany po kalon një moment historik, me 15 fitore radhazi në të gjitha garat, një seri e paprecedentë që e ka befasuar edhe teknikun e PSG-së, Luis Enrique.

Në konferencën për shtyp, trajneri spanjoll e pranoi se Bayern është skuadër superiore për momentin, por theksoi se parisienët janë të motivuar për të ndalur këtë ecuri mbresëlënëse.

“Ne e dimë sa e vështirë është të fitosh tri apo katër ndeshje radhazi, por kur ky numër është 15, atëherë po flasim për diçka të pabesueshme”, deklaroi Luis Enrique, duke shtuar se skuadra e tij është gati për një paraqitje të madhe.

Sfida mes PSG-së dhe Bayern-it nis në orën 21:00 dhe pritet të ofrojë spektakël të vërtetë futbolli.